Imazhi që po shikoni është realizuar nga NASA dhe tregon udhëtimin e gjatë (rreth 2500 km) të rërës së Saharasë, nga Afrika në Amerikën e Jugut. Forca shtytëse pas kesaj lëvizjeje, janë erërat e forta që ngrenë një grumbull kokrrizash të imëta, pesha e të cilave është rreth 182 milion ton. Është vlerësuar se “vetëm” 27 milion ton do të prekin tokën e Amerikës së Jugut ndërsa pjesa tjetër do të bjeri në oqean. Pa u zgjatur shumë, nga ky udhëtim i gjatë nje pjesë e mirë e rërës përfundon në pyllin e Amazones.
Për më tepër, studimet e fundit kanë shpjeguar rolin qe luan rëra në pyllin e Amazonës: luan rolin e plehut sepse rëra është e pasur me fosfor.
Fosfori, siç e dini, është një element kimik thelbësor për ushqimin e bimëve; në këtë rast, rëra e Saharase ndihmon në zhvillimin e një pylli që ndodhet në anën tjetër të globit!
Sipas vlerësimeve të NASA -s, bëhet fjalë për 22 mijë ton fosfor.
Po e mbyll me fjalët e Hongbin Yu, një nga autorët e këtij hulumtimi: “Kjo është një botë e vogël dhe ne të gjithë jemi të lidhur së bashku”.