Ftoht’, shumë ftoht’ nanë!

Ftoht’, shumë ftoht’ nanë!
E ndjeva edhe un’ plumbin oj han’.
Ftohtt’, shumë ftoht’, erresirë’
E ndjeva që dicka nuk eci mirë!

Pse u shuan dritat nanë?!
Ki me pa boren e bardhë m’pate thanë!
Pse spo m’fol oj nanë?!
Edhe pak evlad bashkë kem me u kan’,
kshtu m’pate than’.

Nanë, fryma pom nalet,
M’pate than’ ke me i pa malet!
Nanë pom mshelen syt.
M’pate than’ lumja nana qe ka me t’rrit.

A pate dhimbje nanë?!
Se mu lotin s’ma pan’
Po shkojmë shum’ larg nanë.
Dor’ për dore, po na ban’ dritë një han’

Nanë, Un’ sta lëshova dorën,
Edhe pse se pash askund borën.
Ti m’majte brenda hala,
Edhe pse fryma ty tu nda.

Nan’, spe du boren po t’du ty,
N’ket’ botë nuk paska njerëzi.
Ai që sonte neve ftoht na ka fry,
KURRË për jet’ mos paft’ borë me sy.

Vlersina ISLAMI KRYEZIU.
#tryeza