E bukur kjo!
Do të vijë një ditë që do të mërzisë fakti (që mendoje) se fëmijët e tu ishin pengesa yte, lodhja yte, prishja e rregullit t’shpisë, mospritja e mirë e mysafirit, pagjumësia, mosngrënia e bukës me shije, e shumë të tjera.
Besomëni se edhe kjo rrëmujë ka shijen e vetë, sepse nesër njëri është i nxanë me studime, tjetri ka shkuar në punë dhe secili ka dertet e veta.
Fëmijët janë thesari më i çmuar që kemi, ndaj duhet t’i duam, të mundohemi ta kuptojmë botën e tyre, që nesër të bëhen më të afërt dhe të dashur me ne si prindër, sepse nëse i injorojmë dhe sillemi vrazhdë, ata lumturinë do e kërkojnë jashtë shtëpisë!
Emine Bajrami