1. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhennetet e begatshme” |Llukman:8|
2. Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t’ua shlyejmë të këqijat e do t’i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan. |Ankebut:7|
3. Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm. |Fusilet:8|
4. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. |Tin:6|
5. Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme. |Bejine:7
Njeriu është krijesa e Zotit ashtu si çdo qenie tjetër e krijuar, me vlerë dhe peshë të lartë te Zoti. Edhe si individ edhe si shoqëri për të siguruar një qëndrueshmëri në tokë, Kur’ani i ka vënë njeriut detyrat e sipërpërmendura për të siguruar vazhdimin e jetesës në tokë, harmonisë dhe mbarëvajtjes së jetesës si të ngarkuar nga Krijuesi, Zoti i botëve.