Ai përgjigjet në të gjitha pyetjet!
Së pari na duhet të shohim kuptimin e kësaj thënie. Injorancë, në shqip i bie padituri; mungesë arsimi dhe njohje shumë e kufizuar e diçkaje si dhe tendencë për t’ju përgjigjur secilës pyetje nga secila sferë e shkencave në botë.
Por cilat janë shenjat e injorantit, do i numërojmë disa prej tyre:
- Ai mendon se e di të vërtetën dhe të drejtën në çdo gjë, dhe ajo që di është një e vërtetë absolute që nuk e pranon debatin.
- Ai përgjigjet gati për të gjitha pyetjet.
- Mendimet i ka të trashëguara krejtësisht nga tjerët, të gatshme, nuk ka mendim të vetin në asgjë
- Kur flet me tjerët i shikon me injorancë duke i llogaritur të varfër në cdo gjë.
- Jeton në fantazmën e së kaluarës dhe tenton të fshehët nën petkun e bashkëkohores për të realizuar të kaluarën.
- Kur e sheh që është i mundur me argumente fillon ofendimin, shpifjen, nxjerrjen tënde nga feja dhe kërcënimin.