Angazhimi dhe përpjekja me e madhe është dhënia e kontributit maksimal për t’i ofruar shoqërisë një shërbim përmes së cilës realizohet interesi i saj madhor.Interesi madhor i shoqërisë sonë është:
Luftimi i dukurive negative dhe rregullimi i gjendjes ekonomike te shoqërisë.Këtë që e them e mbështesë në fjalën profetike që thotë:
“Më i miri nga ju është ai i cili i sjell dobi më të madhe shoqërisë”.
Dhe për t’i ofruar shoqërisë një dobi aq të madhe padyshim se ka nevojë për sakrifica të mëdha.Sakrifica të mëdha nefsi nuk i don dhe kjo është në përputhje me definimin profetik të angazhimit të madh ku thotë se: ‘Angazhimi (xhihadi) më i madh është luftimi me nefsin-egon”.
Nga kjo porosi e urtë dhe e drejt e të Dërguarit Muhamed a.s ne përfitojmë këshillën dhe udhëzimin e shëndoshë drejt veprave të mira dhe angazhimit për t’u bërë mirë njerëzve. Siç edhe e mësuam nga thënia e Muhamedit a.s. kur është pyetur për njeriun më të mirë, ai ishte përgjigjur qartë dhe kuptueshëm:
“Më i miri nga ju është ai i cili i sjell dobi më të madhe shoqërisë”
Pra, pa dallim, më i miri është ai që u bën mirë njerëzve pa dallim besimi, ngjyre, përkatësie apo race. Të bërit mirë është vepra më e dashur dhe më e çmuar te Zoti i gjithësisë.
Dr. Lulzim Esati