Pyete veten se a i ke bërë ndokujt padrejtësi, a ke zemëruar ndonjë njeri, fqiun, dhe a e ke cenuar besimin e tij dhe jetën e nderin.
Pyete veten se si ke raportet me prindërit, bashkëshorten, fëmijët, farefisin dhe ata që i ke në lidhje të gjakut.
Çfarë je duke bërë për vendin, atdheun, të ardhmen e tij, paqen e tolerancën me të gjithë.E tëra kjo bëhet kur kemi vëmendje ndaj Kuranit dhe praktikës profetike e jo supozimeve dhe thënieve të kujtdo qofshin ato.