Të gjitha mësimet islame, ato kur’anore dhe profetike i zëvendësuan me vrazhdësi, dhune dhe tirani.
Nuk ekziston asnjë mësim islam që arsyeton dhunën ndaj njerëzve të pafajshëm.
Ata që orkestrojnë sulme ndaj shoqërisë, krime, dhunë dhe vrasje nuk përfaqësojnë islamin, përkundrazi ata vetëm janë duke e njollosur atë.
Ata persona që bëjnë krime në emër të islamit, ata janë duke e dëmtuar më së shumti islamin dhe myslimanët në përgjithësi. Duke e krijuar një imazh prej përbindëshi, kështu që askush mos të dojë të ketë asgjë me islamin dhe myslimanët.
Njerëzit që i duartrokasin dhunës dhe ekstremizmit janë njerëz plotë urrejtje, të cilët nuk ndjejnë dhembshuri as ndaj anëtareve të familjeve të tyre.
Ekstremistët radikal janë fatkeqësi për islamin dhe shoqërinë.
Ekstremistët nuk e duan pluralizmin dhe diversitetin në të cilën Zoti i krijoi njerëzit. Ata e shohin botën vetëm bardh e zi, dhe veprojnë me rregullin ‘ose me ne, ose kundër nesh’.
Për ta çdo kush që u kundërvihet është i keq dhe pabesimtar.
Ekstremistë nuk zgjedhin rrugë apo mënyrë, atyre iu intereson vetëm realizimi i qëllimeve të tyre djallëzore.
Synimet e tyre janë shkatërrimi I çdo vlere shoqërore, qofshin ato kombëtare, kulturore, por edhe fetare.
Duhet ta dimë se islami nuk është assesi fe e dhunës dhe shtypjes, ajo promovon paqen, dashurinë dhe harmoninë ndër njerëzore, kurse tiranët edhe pse thirren në emër të islamit, ata në të vërtetë janë kundër tij.