SI TË SILLEMI ME RRJETET SOCIALE?

SI TË SILLEMI ME RRJETET SOCIALE?

Mos shaj, mos mallko dhe mos përdor fjalë të ndyta

Një person me moral dhe sjelle të bukur kujdeset për fjalorin që përdor me secilin njeri dhe në secilën situatë, madje edhe gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. Nuk ka dyshim se Islami, si një fe e moralit dhe mirësjelljes, i ka ndaluar sjelljet e pahijshme dhe të neveritshme, në mesin e të cilave bënë pjesë mallkimi, sharja, ofendimi, nënçmimi i tjetrit. Të gjitha këto gjëra konsiderohen mëkat.

Ja edhe dy hadithe të tjera që flasin mbi këtë temë:

“Besimtari nuk është mallkues, as ofendues dhe as i pistë me gjuhë”.

“Besimtari nuk është njeri që i lëndon të tjerët me fjalë, as nuk mallkon e as nuk shan. Ai nuk është gojëndyrë.”

26.08.2022, e premte
St.Gallen
Mehas Alija