Nga gramatika e lehtësuar
Të qenurit njeri, të qenit njeri apo të qenët njeri?
Le ta nisim shpjegimin duke përjashtuar:
Forma “të qenurit” nuk ekziston fare në shqipen standarde. Pra, mos e përdor asnjëherë! Dije se është e gabuar kudo që e sheh!
Ndërkaq, format “të qenët” dhe “të qenit” janë forma rasore standarde, por secila për rasat e caktuara.
“Të qenët” është forma e saktë për rasën emërore dhe për rasën kallëzore (kush/çka dhe kë/çka?):
Të qenët i varfër nuk është turp. (Kush/çka nuk është turp?-Të qenët i varfër).
Mos e interpreto të qenët i pavarur si liri absolute! (Kë/çka të mos e interpretosh si liri absolute?-Të qenët i pavaruar).
Kurse forma “të qenit” është forma e saktë për rasën dhanore, për rasën gjinore dhe për rasën rrjedhore (Kujt, i kujt dhe prej kujt?).
Ka dallim ndërmjet të qenit i akuzuar dhe ndërmjet të qenit fajtor. (Rasa dhanore)
Tipari kryesor i të qenit njeri është mirësjellja. (Rasa gjinore)
Këto të drejta burojnë prej të qenit shtetas i Gjermanisë. (Rasa rrjedhore)
~Ilmi Rexhepi