E kuptova në fund se hajduti isha unë! Vodha nga fqiu im nderin e tij.

“Më humbi sëpata, ndërsa mendja më shkoi te komshiu i parë. Ai do të ma ket vjedhur…!
Ecja, fjalët dhe lëvizjet e tij më gjasonin me ato prej një hajduti sëpate.

Kalova një natë të trishtë, në mendime se si ta përballoja këtë, por në mëngjes mësova se djali im, pasi e kishte përdorur, ia kishte ndërruar vendin sëpatës!

Tani fqiu im nuk i gjasonte më një hajduti. Ecja, fjalët dhe gjestikulimet e tij më ngjanin me ato prej një njeriu të rëndomt e të pa fajshëm.
E kuptova në fund se hajduti isha unë! Vodha nga fqiu im nderin e tij. Vodha nga jeta ime një natë të tërë duke menduar rreth akuzës ndaj njeriut i cili më doli i pa fajshëm.”

Mësimi: personi i kontaminuar nga brenda nuk arrinë të imagjinoi dot ekëzistencën e qenieve të pastërta.