KËTË POROSI TË NAIM FRASHËRIT, DUHET TA KETË NË MENDJE ÇDO PRIJËS FETAR DHE ÇDO BESIMTAR SHQIPTAR.

KËTË POROSI TË NAIM FRASHËRIT, DUHET TA KETË NË MENDJE ÇDO PRIJËS FETAR DHE ÇDO BESIMTAR SHQIPTAR.

Një Perëndi që të gjithë kemi dhe të njëjten besë
Pa secili, si të dojë le t’i falet Perëndisë.
Që të gjitha fetë, kanë veç një themel të përbashkët,
Ndërsa themeli i themelit është vetëm njerëzimi.
Feja e kohës së sotme është vetëm njerëzimi,
Hapësira e paanë është tempulli i Krijuesit.
Natyra gjith anembanë është libri i tij’i shenjtë
Dhe shkronja të atij libri janë trupat qiellor.
Ndërsa si meshtar në tempull është shkenca që njeriun
E afron tek Perëndia, q’është gjithçka në botë,

Sidoqoftë, gjithsekush çdo besim të respektojë.
Fen’ e tij dhe fen’ e tjetrit, të mos bëjë dallim feje
Sepse është e nderuar ajo që nderon tjetëri,
Sidomos çka respekton vëllai, djal’i nënës sate,
Që një gjak keni në deje ( vena) që ka shpirtin, gjuhën tande,
Është e shenjtë dhe hyjnore çdo gjë që beson njeriu,
Çdo gjë që beson një popull dhe një shoqëri e tërë,
I mençuri, i urti është besimtar, por s’ është
Fanatik dhe për besimet mendon pa paragjykime,
Ai s’ është gojëprishur, egoist, rrugaç, mashtrues.

( Naimi Frashëri, Vepra I, botoi Rilindja, Prishtinë, fq. 145,146.)