Oman - Muskat, Masjid Al Rasool Al A`dham Mosque with flowers

Hoxha dhe lulëzimi i botës islame:

NJE POROSI INTERESANTE E NJE PRIJESI FETAR SARAJEVAS !

Hoxha dhe lulëzimi i botës islame:

Hoxhallarët e çdo kohe i kanë takuar klasës së rëndomtë të popullit. Populli nuk ka lejuar që hoxhallarët të jetojnë në mënyrë të tepëruar luksoze, por edhe Islami e ka kundërshtuar një gjë të tillë. Të paktën kështu populli e komentonte Islamin dhe profesionin e hoxhës. Megjithatë, hoxhallarët jo rrallëherë kanë folur për pasurinë, prosperitetin, rilindjen dhe periudhën e artë islame.
Kështu, një hafëz( memorizues i Kuranit) sarajevas të cilin e vizitonin të pasurit lokal dhe njerëz institucional, i cili ishte i njohur për sinqeritetin dhe përgjigjët e tij të drejtpërdrejta, një ditë kishte vendosur që të zgjedh problemin e Rilindjes islame, për të cilën flisnin të gjithë.
Ai nga minberi i xhamisë të pranishmëve ju drejtua: populli im i mirë, ju duhet ta kuptoni se periudha e artë e Islamit nuk është zhvilluar (vetëm )nga librat fetare, e as nga myftitë, hoxhallarët dhe hafëzët. Periudha e artë e Islamit ka ardhur e ka lindur nga librat shkencor, nga fushat e shkencave natyrore si dhe nga puna e vështirë dhe e përkushtuar në tokë.
Vendet islame, të cilat mburren me periudhën e artë dhe presin që ajo të ndodhë nga xhamitë, nga myftitë, hafizët dhe hoxhallarët, kurrë nuk do ta mbërrijnë epokën e tyre të artë ( për të cilën ëndërrojnë) .
Zoti e di më së miri ! E përsëriti tri herë këtë dhe zbriti nga minberi !.