Toka ekzistonte, njeriu e ndërtoj, ka detyrë ta fuqizojë ndërtimin e saj..!

Toka ekzistonte, njeriu e ndërtoj, ka detyrë ta fuqizojë ndërtimin e saj për të mirën dhe jetesën e lehtë e të bukur në tokën madhështore. Në radhë të parë njeriu në tokë e ndërton besimin, Njëshmërinë e Zotit. Sepse besimi në Njëshmërinë e Zotit më liron nga robëria dhe më sjell qetësinë shpirtërore. Sepse zemra dhe shikimi im janë të qeta dhe sjellin lehtësim në rrugën drejt ndërtimit të tokës. Muhamedi a.s. nuk ishte prej atyre që synonte kthimin prapa, ai synonte ecjen tutje, drejt ndërtimit të personalitetit njerëzor dhe zhvillimit.
#FOLTASH