Teksti njerëzorë apo Hyjnorë

Teksti njerëzorë apo Hyjnorë

Ne mund të ndryshojmë, dhe nuk ka asnjë faj apo dëm nga dallimet tona, por faji është i ekstremizmit tonë dhe asaj mendësie të ngushtë që trashëguam nga predikuesit e mëparshëm që disa me fanatizëmi trashëgojnë.
Faji është i atyre përpjekjeve të dëshpëruara dhe të mjera për të qëndruar ku ishin paraardhësit tanë, turpi i gjithë turpit që ne i drejtohemi gjuhëve të mbrojtjes që marrin parasysh gënjeshtrën përpara se të marrin parasysh të vërtetën.
Farsa e mendjes së ngushtë përfaqësohet në atë që refuzon idenë e ndryshimit, përkundrazi e lufton atë me gjithë injorancën që ka, kështu që besnikëria ndaj tekstit njerëzor bëhet përparësi ndaj besnikërisë ndaj tekstit hyjnor.
Është turp që juristi fsheh të vërtetën për të ruajtur autoritetin individual, dhe mundohet të bindë se ideja e ripërtëritjes, mund të sjellë dyshime, madje edhe argumentet mund ta bindin, por bëhet kokëfortë, arrogant dhe i dërrmuar nga frika e “lëkundjes së besimit”të qytetarëve. Rrjedhimisht, ai i kushton përpjekjet e tij për t’i shpallur luftë çdo mendimi të ri, duke adoptuar të gjitha metodat e parandalimit, frikësimit, pasi është ekspert në lojën me vargun e emocioneve.