Shoqëri dhunuese në shumë segmente!

Shoqëri dhunuese në shumë segmente!

Sociologjia si lëndë është “masakrua” me kurrikulën e re, lënda e cila objekt studimi e ka shoqërinë me të gjitha dukuritë dhe proceset brenda saj. Sociologjia mësohet vetëm në gjimnazin shoqëror në klasat, 11-të dhe 12-të.
Sipas “logjikës së hartuesëve të kurrikulës”, nxënësit e drejtimeve të tjera nuk qenkan “pjesë e shoqërisë” e rrjedhimisht nuk paskan nevojë të kenë njohuri për shoqërinë!

Si të flasim për patologjitë e përditshme shoqërore? Për dhunimet? Divorcin? Braktisjen e fëmijëve, e të prindërve? Prostitucionin? Alkoolizmin? Bixhozin? Abuzimet me droga?Vjedhjet? Vetëvrasjet?, etj. (Fatkeqësishtë janë të përditshme). Pse ne shkruajmë e komentojmë vetëm sot, po nesër si do të veprojmë?

Nxënësit tanë as idenë më të vogël nuk e kanë se çka janë patologjitë shoqërore?, se çka është ejxhizmi që ndodhi sot?

Sociologjisë duhet t’ia kthejmë dinjitetin, ajo duhet të mësohet edhe në gjimnaze natyrore, e në shkolla profesionale ngase përmes saj përgatisim individ të shëndoshë, qenie produktive shoqërore.

Para se të jemi; mësues, gazetarë, gjykatës, doktorrë, infermierë, inxhinerë, mekanikë, e saldues, JEMI QENIE SHOQËRORE.

Alban Zeka, profesor në Podujevë