Ngjarje reale e huazuar nga doktori në Amerikë

Ngjarje reale e huazuar nga doktori në Amerikë

Dr. Muhamed Khani thotë:

Një ditë isha në makinën time në vendin e origjinls sime dhe erdhi një gjashtëmbëdhjetë vjeçar dhe më tha: “Të pastroj xhamin e përparmë?”
I thashë: Po, pra e pastrove bukur, i dhashë 20 dollarë. I riu u habit dhe pyeti: Po kthehesh nga Amerika?
Unë thashë po
Ai tha: A mund të të pyes për Universitetet në atë vend sepse dua të arsimohem e jo të rri pastrues në rrugë i xhamave të veturave.

E pyeta: Sa vjeç je?
Ai tha: Gjashtëmbëdhjetë vjet
I thashë: Si është e mundur?
Ai tha: Kam kryer shkollën e mesme
Thashë si kështu?
Ai tha: Sepse isha nxënës i shkëlqyer dhe më kaluan në dy vite tjera.

I thashë: Pse punon këtu?
Ai tha: Babai im vdiq kur unë isha dy vjeç, dhe nëna ime punonte kuzhiniere në njërën nga shtëpitë, unë dhe motra ime punojmë jashtë shtëpisë, pastrojmë në rrugë dhe kam dëgjuar që universitetet amerikane kanë bursa për studentët e avancuar.

I thashë: A ka njeri që të të ndihmojë?
Ai tha: Unë e kam vetëm veten time.
Unë i thashë: “Shkojmë të hamë”.
Ai tha: Me kusht që të pastroj xhamin e pasmë të makinës për ju dhe u pajtova
Në restorant, ai kërkoi që t’ia sillnin ushqimin nënës dhe motrës në vend të tij.
Vura re se anglishtja e tij është e shkëlqyer dhe se ai është i aftë në shumicën e çështjeve të biznesit
Ne vendosëm që ai të më sillte dokumentet e tij nga shtëpia dhe unë të bëja të pamundurën për të
Dhe pas gjashtë muajsh unë aplikova për bursën e tij dhe ai u pranua dhe erdhi me nënën e motrën në familjen tonë.

Dhe pas dy vjetësh, ata e publikuan emrin e tij në New York Times Magazine si eksperti më i ri në teknologjinë moderne, dhe familja ime dhe unë ishim shumë të kënaqur me këtë.

Në Amerikë nuk fliste e as qante!
Një ditë unë dhe familja ime ishim brenda. E pamë jashtë duke më larë makinën! E përqafova dhe i thashë:Çfarë po bën?

Tha: Më lër, që të mos harroj veten se çfarë kam qenë më parë dhe çfarë bëre me mua!

Ky i ri quhet Farid Abdel Ali, dhe tani është një nga profesorët më të mirë dhe më të famshëm në Universitetin e Harvardit në Amerikë!!