Nga bukuritë e dalluara të Kuranit

Nga bukuritë e dalluara të Kuranit

Fjalët e fundit të ajeteve nuk mbarojnë asnjëherë me tingujt keqtingëllues خ dhe غ, ndërsa pjesa më e madhe mbarojnë me tingujt më bukurtingëllues م dhe ن.
Meqë gati të gjithë e dimë suren e parë – Elfatiha, le t’i nxjerrim fjalët e fundit të ajeteve të saj e që na dalin këto: Alemiin, Rrahim, Ddiin, Nesteiin, Mustekiim, Ddal-liin.

Zoti Vetë, me Urtësinë dhe Gjithëditurinë e Tij, ka ndarë ajetet:

الر ۚ كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ

Pastaj, shih si shprehet Zoti në këtë ajet duke përdorur trajtën joveprore të foljes “fussilet-janë ndarë”, duke na tërhequr vëmendjen kështu që edhe të përsiatim mbi ndarjet e ajeteve dhe jo vetëm të mjaftohemi me njohurinë e dhënë se është Ai që i ka ndarë.

~Ilmi Rexhepi