Në mbrojtje të Sunetit-traditës profetike

Në mbrojtje të Sunetit-traditës profetike

Sa e trishtueshme dhe e dhimbshme është kur shfletojmë Google për të gjetur dhjetëra faqe interneti që i kanë titulluar faqet e tyre dhe me shkronja të zeza në mbrojtje të Sunetit

Kur shfletoni faqet e internetit për të njohur sunetet profetike që ata mbrojnë, do të mbeteni të habitur, pasi shumica e këtyre suneteve kanë të bëjnë me çështje formale.

Nuk ka dyshim se këto çështje janë ndër çështjet që kanë të bëjnë me ritualet e devotshmërisë, por ato nuk paraqesin esencën e Sunetit të të Dërguarit, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, Sunetin e të Dërguarit të të gjithë njerëzve.
Pranimi i tjetrit dhe thirrja për Zotin në të gjitha dimensionet e saj.
Suneti i tij është konsultimi, arritja e drejtësisë mes njerëzve dhe dëshmimi i së vërtetës edhe kundër vetvetes.
Sunneti i tij është ruajtja e lidhjeve me farefisin, kujdesi për të vetmuarin, të sëmurin, jetimin.
Butësia e jo arroganca, dhembshuria e jo kryeneqësia janë sunnete të tij.

Çështja e veshjes, ecjes e fjetjes janë çështje aspak primare sepse këto janë të natyrshmërisë njerëzore.

Kush është përgjegjës për gjithë këtë dezinformatë në zbehjen e konceptit të Sunetit?