Mos përgojoni dhe mos bartni fjalët e të tjerëve

Mos përgojoni dhe mos bartni fjalët e të tjerëve

Përgojimi (gibeti) nënkupton sjelljen e individit që përcjell dhe rrëfen detajet dhe sekretet e të tjerëve, si dhe diskuton më palën e tretë për problemet që nuk u përkasin atyre. Këtu përfshihet edhe përcjellja dhe bartja e fjalëve të huaja. Sa u përket rrjeteve sociale, kjo ndodh kur njerëzit tallen dhe përfolen nëpër mure të profileve, në faqe interneti, portale, grupe dhe chate, etj. Nuk kursehen nga përgojimi pjesëtarët nga rrethi i ngushtë shoqëror e familjar, por edhe njerëz dhe personalitete publike, duke harruar se kjo i dëmton rënd, si në personalitet, ashtu edhe në imazh dhe, më e keqja, humbet kohë e vlefshme me gjëra të tilla të ulëta. Zoti i Madhërishëm ka paralajmëruar se një veprim i tillë është i shëmtuar dhe ka kërkuar që të hiqet dorë nga thashethemet dhe përgojimi, duke thënë: «Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Zotin!». (El-Huxhurat, 12)

Shkruan; Mehas Alija