Mendimi kritik

Mendimi kritik përfshin një mori aftësish komplekse që lidhen në një nivel më të lartë të të menduarit, është një mendim i pavarur që sjell ide të reja e inovative dhe zgjidhjen e problemeve.

Kjo nënkupton reflektimin në mënyrë kritike për përvojat e proceset e nxënies, dhe marrjen e vendimeve efektive duke shmangur pengesat e zakonshme, si për shembull shqyrtimin e njëanshëm të çështjes, vënien në dyshim të dëshmive që nuk përputhen me idetë tuaja, arsyetimin me pasion e jo logjikë dhe mosmbështetjen e deklaratave me dëshmi.

Në formën e tij më të mirë, ai bazohet në vlera intelektuale universale që shkojnë përtej ndarjeve sipas lëndëve: qartësi, saktësi, precizion, konsistencë, relevancë, dëshmi të arsyeshme, arsye të forta, thellësi, gjerësi dhe paanësi