Me vdekjen e të Dërguarve, merr fund mesazhi Hyjnorë.

Me vdekjen e të Dërguarve, merr fund mesazhi Hyjnorë. Kur’ani mbetet fakt, i ruajtur dhe garantuar nga Vet Krijuesi. Shpallja është e njohur se kujt i zbriti. Por, besimtarët Islam pas vdekjes së të Dërguarit a,s fillojnë të kenë botëkuptimin dhe perceptimin e Fjalëve, teksteve të Zotit, varësisht njohurive, mendjes e trurit.

Njerëzit në dijeni dhe në perceptim të çështjeve nuk janë njësoj. Komentimi, interpretimi dhe sqarimi janë përpjekje për të hulumtuar synimet e Kur’anit e nuk janë Vet Kur’ani.

Tani pas më shumë se 14 shekuj, ka filluar një shmangie nga citatet Kur’anore që janë të garantuara nga Zoti. Interpretimi dhe komentimi mbi fenë është duke u bazuar jashtë Kur’anit dhe traditës profetike.

Argumentimet e gjërave fetare Islame janë sot si asnjëherë më parë të mbështetura në gojëdhëna të transmetuesve anonim e që në shumicën dërmuese të rasteve me pseudonime. Pseudonimet e askujt nuk përfaqësojnë vullnetin e Krijuesit.