Me krenari përkujtojmë 113-vjetorin të përcaktimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit, më 1908.

Me krenari përkujtojmë 113-vjetorin, një nga vendimet më të rëndësishme të patriotëve dhe të dijetarëve shqiptarë: atë të përcaktimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit, më 1908.

Ja çfarë shkruante në atë kohë, Fishta i madh:
“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja.

U treguam me të vërtet shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim. U tërbova nga inati. U çova në kambë e u fola:

– O burra shqyptarë, po a me të vërtetë do t’i lâmë marre vedit para të gjithë botës?

Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir? Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë, që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?…

Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë, e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I? Burra po u flas me zemër në dorë, se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija t’tona.

Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…”

~Solli: Prof. Eroll Sejdiu