Më dëgjon…

Më dëgjon…
Kam kohë që trokas në tëndën zemër,
Si një endacak, një porte hekuri,ndryshkur
Hera-herës, të thërras shpirt e herë në emër…
Më përgjigjet vjeshta e një gjethe e tharë, vyshkur !
Pse u ktheve kështu, kaq i ftohtë, si i pa jetë…
Si një manekinë që vitrinave qëndron heshtur,
As nuk mi hedhë sytë, as dëgjon, as fletë..!
Po vënitet syve të mij, ajo jotja e bukur, e qeshur !
Më mirë po shkoj, si shkon vjeshta me shi,
Po të them,lamtumirë,skam kohë të pres.
Në zemrën tënde, po ndez dhimbshëm një qiri,
Ku fshehtas ëndrrës do vij deri në mëngjes !
Anita Hoxha