Ky libër është Lapsi i Zotit Krijues!

 

Në kaptinën El-Isra me numër 13 dhe 14, i Madhërishmi Krijues ka sqaruar të ardhmen e njeriut në botën tjetër. Në ditën kur secili do të dalë para Zotit për llogaridhënie dhe secili bart me vete shënimet e atij libri, shënime të ruajtura për secilin veprim të njeriut gjatë jetës së kësaj bote.

I mençuri që është i vëmendshëm nuk e pret atë moment, por përgatitet në këtë botë me vepra të mira që të jetë i qetë atë ditë kur i thuhet “Lexo librin tënd që ke me vete, llogarit e shih veten çfarë ishe në dynja!”:

“Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes!”

“Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin – për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t’i prezantojmë atij libër të hapur.” ISRA 13-14

I padituri pret atë ditë që të shohë injorancën e tij, pret atë ditë për të lexuar librin e tij me të dhëna për jetën e kësaj bote nga ana e tij.

Ky libër që njeriu merr në dorë në botën tjetër është Lapsi i Zotit, të cilin Ai e krijoi, i dha të menduar, shikim dhe mundësi për dituri, për debat dhe lexim.

Zoti i tha Muhamedit dhe ai ishte në shpellën Hira: “LEXO!”, edhe pse ai nuk dinte të lexonte, as nuk kishte njohuri të lapsit, por i tha “Lexo, me Lapsin e Zotit tënd!”.

Ky është Lapsi i Zotit të cilit Ai i tha: “Shkruaj! Shkruaj çdo gjë që është në gjithësi, secilën vepër e punë të kryer nga kushdo!”

“Shkruaj, se zemra, dëgjimi dhe shikimi janë përgjegjës për çdo gjë!” Ai tha: “Jua dhashë shikimin, dëgjimin dhe zemrat për të qenë ju falenderues..”

Këto tre elemente janë roli kyç i njeriut në jetën e tij, por edhe balli dhe mendja janë dhuratë për të cilat do të pyetemi ditën e gjykimit para Zotit Krijues.

T’i kthehemi këtij lapsi; s’ka dituri pa diturinë e lapsit. S’ka mirësi pa bërë gati diçka në librin e lapsit. Besoni, çdo gjë në këtë botë është arritur përmes dijes, lapsit që shkruan libër. Bota nuk ec tutje pa këtë element të rëndësishëm e kryesor.

Mësuesi, shkolla, kolegjet dhe universitetet duhet të na mësojnë se si të mësojmë.

Ai që nuk të mëson se si të mësosh, nuk është mësues, ndaj lexo me lapsin e Zotit tënd, përmes të cilit Zoti e nderoi gjithësinë.

Debato në atë që dëgjon e sheh, mos polemizo, por debato! Debati është amanet i Zotit për njeriun, e të cilin e pranoi vetëm njeriu, jo qiejt e as Toka e as kodrat. Qartëso vizionin tënd përmes dijes e leximit!

Të debatojmë do të thotë të mos pasojmë verbërisht duke qenë vetëm dëgjues e asnjëherë parashtrues të pyetjeve.

T’i kthehemi atij libri të madh që është i ruajtur në pllakë e nga ajo pllakë është nxjerrë Tevrati, Ingjili e Kurani e aty janë edhe shënimet tona.

Duke u shtuar vitet, dobësohet shikimi, kurse qartësohet vizioni. Prandaj, është më se e duhur që të qartësojmë veten para se të na jepet libri ditën e llogarisë.