Kujdesuni për premtimet e dhëna

Kujdesuni për premtimet e dhëna

Një natë të ftohtë, një miliarder takoi një plak të varfër jashtë dhe e pyeti:
– Nuk ke ftohtë pa një kostum të ngrohtë dimëror?
Plaku iu përgjigj:
– Nuk kam rroba të ngrohta, por jam mësuar të jetoj me atë që kam.
Miliarderi tha: Prit këtu! Tani do të kthehem në shtëpi dhe do t’ju marr një kostum të ngrohtë.
Plaku i varfër u gëzua shumë dhe tha se do ta priste.
Miliarderi hyri në shtëpi dhe harroi plakun.
Në mëngjes iu kujtua plaku dhe doli për ta kërkuar, por e gjeti të vdekur nga i ftohti.
Dhe plaku la një fletë ku shkroi: Unë nuk kisha rroba të ngrohta, por kisha forcën të luftoja të ftohtin sepse isha mësuar me të, por kur më premtove se do të më ndihmonit, besova në premtimin tënd dhe orët kaluan duke pritur, kështu që humba forcën për të rezistuar.

Ky rast nuk është të bësh dikë të të besojë, por mos e zhgënjeh që ai të besoi! Mos PREMTONI për asgjë nëse nuk mund ta kryeni Premtimin. Ndoshta për ty nuk do të thotë asgjë, por për një tjetër mund të jetë “e gjithë bota e tij”!

Huazuar nga Visar Dili