Kjo botë po ashtu ka edhe njerëz që ju mungojnë këto virtyte të larta..!

Të jesh i ndershëm, besnik dhe miqësorë, janë vlera universale të cilat e ngritin personin lart në një shoqëri. Shoqëritë përparimtare dhe pozitive janë ato që e çmojnë dhe bëjnë vëmendjen e të gjithëve drejt atij që ka besnikëri, ndershmëri si dhe sjelle miqësore me të gjithë.

Kjo botë po ashtu ka edhe njerëz që ju mungojnë këto virtyte të larta, kurse njeriu besnik dhe i ndershëm sheh veten ndryshe dhe nuk humb kohën në një mes të tillë, por është i angazhuar për të krijuar këto virtyte edhe në mesin e atyre që pak kanë njohuri mbi rëndësinë e të qenit besnik, i ndershëm dhe miqësorë.

Zoti i Madh e do besnikërinë sepse është cilësi e njeriut guximtar dhe e do ndershmërinë. I ndershmi të nderon dhe në bashkëbisedim sillet miqësisht dhe është shumë pozitiv.