Kampanja kundër dhunës e cila shpie në ekstremizëm

Kampanja kundër dhunës e cila shpie në ekstremizëm

Foltash organizon kampanjën: “ Kundër dhunës e cila shpie në ekstremizëm”.

Kjo kampanjë do të filloj nga data, 15 janar 2022 deri më 10 shkurt 2022.

Viti 2021, ka pasur raste të shumta të ekstremizmit, të cilat vijnë si pasojë e dhunës, problemëve të ndryshme si; pandemia, shpërlarja e trurit, ndikime nga grupe apo qarqe të ndryshme.

Foltash do të fillojë me këtë kampanjë e cila ka këtë karakter:

Dërgimi i mesazheve vetëdijësuese/ thirrje kundër dhunës, të cilat duhet të përmbajnë:

Thënie vetëdijësuese kundër dhunës në çdo formë, promovimit të paqës, tolerancës dhe harmonisë!

Citimet e tolerancës dhe thirrjet për paqe mund të ndihmojnë në përforcimin e praktikës së tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare që identifikohemi ne si shoqëri. Këto citate të zgjedhura dhe frymëzuese për tolerancën do t’ju inkurajojnë të jeni tolerantë në situatat e jetës si dhe do të jenë inspirim për të rinjët që të edukohen në këtë frymë.

Një shoqëri që kultivonë vlera demokratike është një shoqëri e zhvilluar!

Të qenit tolerant mund të përshkruhet si të jesh i durueshëm, të kesh guxim dhe forcë në situata të paparashikuara.

Për tu bërë pjesë e kampanjes, dergoni mesazhet tuaja ne mesazh në faqën tonë duke i bashkangjitur një foto (portret) të profilit tuaj.

Ju faleminderit!
Me respekt stafi i portalit FOLTASH