Arrestohet çifti kosovar në Itali, dyshohen se po planifikonin sulm terrorist

Media italiane shkruan se dy të rinj me origjinë kosovare, një burrë dhe një grua janë stërvitur për të realizuar akte të dhunshme dhe ishin projektuar për të realizuar një atentat me eksploziv në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Për këtë motiv, më 15 qershor karabinerierët e Ros kanë ekzekutuar udhërndalimet e firmosura nga prokuroria e Trentos ndaj dy të hetuarve.

Më 18 qershor, gjyqtari hetues i Gjykatës së Roveretos urdhëroi arrest shtëpie me byzylyk elektronik vetëm ndaj këtij burri.

Familja e tyre ishte integruar mjaft mirë në shoqërinë italiane por ata ishin radikalizuar përmes propagandës së web. Pas kryerjes së atentatit ata do të largoheshin në Afrikë për tu bashkuar me organizatën terroriste, shkruan tgcom.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike – prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese

Huazuar nga: Lajmi.net