Rreziqet serioze tek të rinjtë nga literatura në rrjete sociale..!

Shumica e tregimeve rreth adoleshentëve dhe internetit nënvizojnë rreziqet reale  si dhe të mashtrimeve online, nga literaturat e ndryshme që shumicen e rasteve i gjejm me autor anonim e të cilat më së shumti rrezikojnë adoleshentët.

Një rrezik tjetër?

Adoleshentët vetë. Ata kalojnë shumë orë në rrjete sociale, duke marrë mesazhe të shumta gjatë ditës e deri në orë të vona të natës, duke shkarkuar materiale të lartëcekura apo ligjerata të ndryshme si dhe duke përditësuar Facebook-un, e shumë aktivitete të tjera brenda ditës,  të cilat ndikojnë shumë në gjendjen e fëmijëve tuaj si dhe mund të jenë shumë të rrezikshme. Pra, interneti ka influencë të madhe te fëmijët.

Duke qenë se Interneti është burim i jashtëzakonshëm i informatave nga më të ndryshmet, mund të themi se përdoret mjaft shumë. E ky përdorim i tepërt i internetit konsiderojmë si dukuri negative dhe me rreziksikshmëri të lartë. Rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë janë varësia, ekspozimi ndaj materialeve jo të përshtatshme, humbja e kohës, etj.

Megjithatë, interneti ka edhe aspektet e veta pozitive sepse na ndihmon në ngritjen e potencialit për të mësuar dhe nxitë marrëdhëniet shoqërore.

 

Pra të mundohemi që t’i vetëdijësojm lexuesit e ta largojm anën negative ta lëm vetëm atë pozitive në mënyrë që të kemi një rini të shëndosh e që i duhet vendit tonë..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *