ZBULIMET E FUNDIT TEKNOLOGJIKE

Nga pajisjet e sofistikuara teknologjike që po revolucionarizojnë shkencën e mjekësisë, deri tek telefonat e mençur që na ndihmojnë të kryejmë detyrat tona të përditshme, teknologjia po evoluon çdo ditë duke sjellë zbulime të reja.
Në këtë artikull kemi sjellë disa nga të rejat e kësaj jave në botën e teknologjisë:

“Crimson” sjellë gjeneratën e re të mikroskopëve – Revolucionarizimi i studimit të origjinës së sëmundjeve të tilla si tumoret,  duke përdorur një  mikroskop të gjeneratës së re, i cili bënë bashkë teknologjitë më të sofistikuara të laserëve me algoritmet e inteligjencës artificiale, është qëllimi i projektit  ndërkombëtar ”Crimson”. I financuar nga Komisioni Evropian me një shumë prej  5 milion euro, “Crimson” do të synojë zhvillimin e një endoskopi  të ri për diagnozën “In vivo”, në trupin e njeriut. Teknologjia do të zhvillohet nga tre qendra kërkimore me përvojë të gjatë në fotonikë, spektroskopi dhe mikroskopi jo lineare, në Milano dhe Francë.

Vazhdojnë problemet me iPhone 12 – Seria e re e “Apple” iPhone 12, është telefoni i parë i kësaj kompanie që mbështet rrjetin 5G. Siç është raportuar nga ‘9to5Mac’, disa përdorues duket se po  përjetojnë probleme me qasjen në internet. Problemi ndodh kryesisht kur udhëtoni ose ngisni makinën.

YouTube vjen me një super risi – Versioni më i fundit i YouTube për televizorët android, tani do të mbështet edhe në videot 8K.  Shikuesit kanë nevojë për një TV Android 8K, me softuer Android 10 ose më të ri. Televizori duhet të mbështesë kodeksin AV1 dhe aplikacioni YouTube, duhet të përditësohet në versionin 2.12.08, që të mund të përjetoni mrekullinë e shikimit të videove në cilësinë e 8K.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *